Qytetërim

“Në Shqipëri nuk kisha lekë”, Klajdi Musabelliu rrëfen vështirësitë e jetës: Në Itali më çuan hallet…

Ai tha se shkoi të punojë disa punë të ndryshme në Itali, pasi paga këtu ishte e pamjaftueshme për të.

I.F
“Në Shqipëri nuk kisha lekë”, Klajdi Musabelliu
Klajdi Musabelliu

TIRANË- Këngëtari Klajdi Musabelliu rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij dhe ëvshtirësitë që ai ka hasur. Musabelliu tha në “Big Brother VIP Albania” se jeta nuk ka qenë e lehtë për të, ku dhe tregoi kushtet e vështira ekonomike ku jeton. Ai tha se shkoi të punojë disa punë të ndryshme në Itali, pasi paga këtu ishte e pamjaftueshme për të. Banori rrëfeu se kjo periudhë ka qenë e ngarkuar emocionalisht për të.

“Nëse jeta ime do të ishte një libër do të titullohej aventurat e çuditshme të Klajdi Musabelliut. Unë kam lindur në 10 prill të vitit 1983 mbas dy vajzave unë isha ai i shumëprituri. Im at ka qenë oficer i lartë në atë kohë. Unë me Zotin i kam shkëputyr pak marrëdhëniet, ju luta që im at të jetonte edhe… aty i shkëputa pak marrëdhëniet se nuk më plotësoi kërkesën. Ai vdiq shuëm i ri 49 vjeç. Në varreza veja natën, pija cigare, veja këngë, pranë varrit, qaja pak. Më mungon. Po të ishte ai gjallë unë nuk do të pija alkool. Mu prish edhe apartamenti që jetoj në laprakë. E kam urryer që momentin e parë atë shtëpi, vazhdoj ta urrej po njësoj, por kam mamin aty dhe është shtëpia ime. Janë dy kate me tjengulla, me dërrasa nga ato të vjetrat, nuk është me dysheme betoni me pllaka me gjëra. Netë pa fund pa gjumë se më pikonte çatia. Tavani ka njolla lagështie dhe krisje. Në vitin 2018 shkova në Itali, më çuan hallet. E nisa nga zero. Këtu isha këngëtar, dublant, gazetar, atje laja pjata, ngarko dhe shkarko… Nga ora 8 e mëngjesit deri 12 darkës pa pushim në këmbë. Aty ishte një kishë e vogël, tre muajt e parë kam qarë çdo ditë. S’ka qenë fare e thjeshtë për mua të jem i sinqertë. Ish vetëm, në fund të sezonit të parë isha shumë krenarë se i çoja mamit 200 euro në muaj. Këtu në Shqipëri nuk kisha lekë, të mos them që merrja borxhe, rroga s’më dilte. Ky ishte fundi i jetës. Përpara kësaj kam çuar këngën te Festivali dhe aty s’ma pranuan, u mërzita. Kam pasur ditë që nuk më vinte të jetoja, vetëm më vinte keq për mamin, të mos ishte ajo… Kur hyra në Big Brother isha pa punë, kam kaluar një periudhë të keqe. Ka ja dy muaj, para se të niste BBVA nuk kisha motiv të çohesha, kam akumuluar shumë stres, shumë vetmi, shumë dhimbje, shumë gjera. Nuk dua të flas për atë pjesë, dua ta harroj, këtu gjeta buzëqeshjen, ndjehem mirë. Unë tani do të tregohem i kujdesshëm për mamin, përveç saj dua të bëj krenar dhe babin”, rrëfeu ai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB