Qytetërim

Në Dortmund pritet stuhi shiu, tifozët kuqezi ndryshojnë vendin e grumbullimit para ndeshjes me Italinë

Moti sot pritet të jetë i pafavorshëm

E.K
Në Dortmund pritet stuhi shiu, tifozët kuqezi ndryshojnë vendin e
Tifozet kuqezi

GJERMANI- Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Iduna Park” në mbështetje të heronjve kuqezi në duelin e parë në Euro 2024.

Kundër kampionëve në fuqi të Italisë (21:00), një prej sfidave më të rëndësishme të Kombëtares, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 50 mijë shqiptarë.

Tifozat Kuq e Zi kanë lajmëruar anëtarët dhe jo vetëm në lidhje me ndryshimin e vendtakimit përpara duelit ndaj të kaltërve.

NJOFTIMI I TKZ-SË

Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anulohet!

Në koordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar: 14:00, por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45. Me këtë itinerar:

Kampstraße – Rheinische Straße – Mollerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.

Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.

Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI! 

Poll

MOS HUMB