
IZRAEL- Një këngëtar izraelit është vrarë teksa po luftonte në Rripin e Gazës, vetëm disa javë pasi ai kishte marrë pjesë në audicionin për të përfaqësuar vendin e tij në Eurovision Song Contest. Shaul Greenglick, 26 vjeç, i veshur si ushtarak këndoi një baladë dhe kaloi në raundin tjetër të procesit të përzgjedhjes.
Një nga anëtarët e juristë, Keren Peles, i tha Greenglick në skenë: Jam i lumtur që ju shoh të veshur me uniformë. Do të isha e lumtur t'ju shihja të përfaqësoni Izraelin në Eurovizion.
Por ëndrrat e të riut u prenë në mes. IDF raportoi vdekjen e tij këtë mëngjes, duke deklaruar se ai ishte vrarë në përleshjet me luftëtarët e Hamasit në veri të Gazës dje.
Të paktën 166 ushtarë janë vrarë në ofensivën izraelite në Gaza, e nisur pasi persona të armatosur të Hamasit vranë më shumë se 1200 njerëz dhe rrëmbyen rreth 240 në jug të saj më 7 tetor. Nga ana tjetër, më shumë se 21,000 palestinezë janë vrarë në Gaza./ZËRI