Qytetërim

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë/ Nusja e djalit të Enverit Hoxhës, Liliana: Hidhërim i pamasë!

Hoxha shkruan se edhe pse Kadare ka ikur fizikisht, ai është mes shqiptarëve me veprat e tij dhe ashtu do të jetë gjithmonë

f.t
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë/ Nusja e djalit të Enverit
Enver Hoxha, Lilana Hoxha dhe Ismail Kadare

TIRANË- Liliana Hoxha, bashkëshortja e djalit të dytë të diktatorit Enver Hoxha, Sokolit, ka reaguar e pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Hoxha shkruan se edhe pse Kadare ka ikur fizikisht, ai është mes shqiptarëve me veprat e tij dhe ashtu do të jetë gjithmonë, duke e krahasuar atë me Balzokun, Heminguejn, Dostojevskin dhe Markesin.

"Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan çdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk janë si Balzaku, Heminguej, Dostojevski, Markesi etj. U prehtë ne paqe shpirti i tij",-thotë Liliana Hoxha.

Reagimi i saj vjen një ditë nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh, mes mesazheve të shumta të ngushëllimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB