Qytetërim

Nata e ndërrimit të viteve, ritet dhe traditat e festës

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’ju përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

F.I
Nata e ndërrimit të viteve, ritet dhe traditat e festës
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nata e ndërrimit të viteve është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur. Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për “t’ia filluar nga e para” apo si një “fillim të ri”, ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë vitit të ardhshëm.

Në shumë vende, festimet e Vitit të Ri fillojnë në mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe vazhdojnë në orët e para të 1 janarit.  Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.

Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri në vende të ndryshme të botës

-Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë.
-Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtimit, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

-Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

-Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve. Ky veprim do t’ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

-Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

-Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’ju përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

-Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Pastrimi i shtëpisë 

Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot. Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.

Mish

Ka gjel deti në tryezë, por mishit nuk i shmangeni dot. Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Hani 12 kokrra rrush në mesnatë

Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Hapni dyer e dritare

Pak para mesnatës, duhet të hapësh dyert për të lënë pas vitin e vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri. Sipas tyre, kjo bën që energjitë negative dhe e shkuara të lihen pas, ndërsa gjërat e reja dhe fati i mire të futen në jetën tuaj.

Mos nxirrni asgjë nga shtëpia

Heqja e gjërave nga shtëpia, qofshin plehra apo sende që po dhuroni, mund të nënkuptojë që “ju të humbisni gjëra gjatë vitit të ardhshëm”. Bëjeni këtë para natës së Vitit të Ri, ose duke filluar nga 2 janari.

Poll

MOS HUMB