Qytetërim

Mungojnë ilaçet e epilepsisë! Mijëra pacientë në Britani: Po biem në depresion, mund të vdesim

Pacientët që vuajnë nga epilepsia marrin vazhdimisht ilaçe. Nëse ata ndërpresin marrjen e medikamenteve, mund të bien në depresion dhe madje edhe mund të vdesin.

D.XH
Mungojnë ilaçet e epilepsisë! Mijëra pacientë në
Epilepsia

BRITANI E MADHE - Një mungesë kombëtare e ilaçeve për epilepsinë po e vë në rrezik sigurinë e pacientëve, kanë thënë konsulentët. Profesionistët mjekësorë janë tepër të shqetësuar, pasi problemet gjithnjë e më të shpeshta të furnizimit vazhdojnë të vrasin dhjetëra e mijëra të sëmurë.

Sipas shoqatës bamirëse të Epilepsy Society, mbi 600 000 njerëz në MB kanë nevojë për ilaçe për epilepsinë, ose rreth një në çdo 100 njerëz. Midis tyre është Charlotte Kelly, një nënë e dy fëmijëve që jeton në Londër, e cila ka epilepsi për më shumë se 20 vjet. Ajo duhet të marrë dy tableta në ditë për të menaxhuar gjendjen e saj, por problemet me furnizimin e kanë detyruar atë të fillojë të racionojë ilaçet.

Duke folur për Sky News, zonja Kelly na tregoi për frikën që ka se mos nuk gjen ilaçet, që i nevojiten për të mbijetuar. "Kam frikë. Nëse jam vërtet e sinqertë, kam frikë, duke ditur se mund të mos marr asnjë mjekim për disa javë ose disa muaj, thjesht nuk e di se kur do mjekohem. Është e frikshme të di se duhet të shqetësohem për marrjen e medikamenteve. Unë besoj se diçka duhet të ndodhë shumë shpejt. Nuk kam garanci se do të marrë ilaçet në kohën e duhur. Vetëm ankthi dhe shqetësimi se a do të marr ilaçet e mia, mund të më nervozojë e të kem një gjendje të rënduar emocionale e psikologjike”, tha ajo.

Mungojnë ilaçet e epilepsisë! Mijëra pacientë në
Ilacet per epilepsine

Mbi 600,000 njerëz vetëm në Britaninë e Madhe kanë epilepsi. “Njerëzit kanë nisur të kenë shumë shqetësime. Ata ndihen keq dhe të lënë si në harresë. Një njeri i sëmurë, kur nuk ka as mbështetje dhe kur e di se nuk merr dot mjekimet e duhura, mund të bjerë në depresion dhe madje edhe të vdesë”, shtoi pacientja.

Kay Dhillon, një farmaciste në Londrën perëndimore, më tregoi dollapin thuajse të zbrazët, i cili zakonisht është plot me ilaçe për epilepsinë, ndërsa ajo tha për Sky News se filloi të vërente se produktet ishin jashtë stokut tre javë më parë. Ajo e përshkruan situatën tani si në kulmin e krizës.

"Është një krizë. Ju nuk e dini sesa epilepsi ose tableta mund t’i duhen një personi ose sa e rëndë është epilepsia e tij. Sepse padyshim, ata e kanë marrë ilaçin çdo ditë për kaq shumë vite dhe nëse nuk marrin ilaçet për shumë ditë, është situatë kritike për të sëmurët”, deklaroi farmacistja. Zonja Dhillon thotë se asaj nuk i është dhënë asnjë indikacion se kur ilaçet do të kthehen në magazinë.

Epilepsia është një gjendje që prek trurin dhe shkakton kriza nervore të shpeshta. Mund të fillojë në çdo moshë, por zakonisht fillon në fëmijëri ose tek njerëzit mbi 60 vjeç. Shenjat janë dëmtimet nervore në tru, që ndikojnë përkohësisht në funksionimin e tij. Pacienti mund të ketë një sërë simptomash./ZËRI/

Poll

MOS HUMB