Qytetërim

“Mos e thuaj, s'duhet thënë”/ Sara zbulon sekretet e produksionit: Varja...

Sara këtë javë është në nominim të fortë me Ledionin, Ilnisën dhe Rozën, dhe duket se do të luajë çdo kartë për të shpëtuar

E.K
“Mos e thuaj, s'duhet thënë”/ Sara zbulon sekretet e
Sara Gjordeni

TIRANË- Banorja e Big Brother Sara Gjordeni ka pranuar se ka dashur të largohet nga shtëpia të hënën e kësaj jave, por nuk është lejuar nga produksioni.  Në një bisedë me Riken, Sara është shprehur se ka pasur një moment të dobësisë ku ka dëshiruar të largohej nga gara.

Sara ka treguar se të hënën ka bërë përpjekje të largohet por është përballur me një ndalim nga ana e produksionit të programit.


“Ti e di që unë të dielën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, ka rrëfyer ajo.

Komenti i Rikes ka pasur më shumë të bëjë me rregullat e programit, duke i kujtuar Sarës se disa gjëra nuk duhen ndarë hapur: “Mos e thuaj, se s’duhet të thuhet”. Ndërkohë që Sara vijon “Vari moj leshtë”.

Sara këtë javë është në nominim të fortë me Ledionin, Ilnisën dhe Rozën, dhe duket se do të luajë çdo kartë për të shpëtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB