Qytetërim

Mos e humbisni! “Hëna Luleshtrydhe”, kur dhe ku mund ta shikoni?

Sipas NASA-s, koha më e mirë për të parë hënën do të jetë 10 qershori, kur ajo lind në perëndim të diellit.

k.m.
Mos e humbisni! “Hëna Luleshtrydhe”, kur dhe ku mund ta
Foto ilustruese

TIRANË- Një hënë luleshtrydhe do të mahnisë vëzhguesit e qiellit më 11 qershor. Hëna e luleshtrydhes e këtij viti do të jetë një mikrohënë - që do të thotë se do të duket më e zbehtë dhe më e vogël se zakonisht - dhe do të jetë në kulmin e saj në orën 3:44 të mëngjesit. Sipas NASA-s, koha më e mirë për të parë hënën do të jetë 10 qershori, kur ajo lind në perëndim të diellit.

Hëna pritet të jetë një nuancë e artë në vend të një nuance të gjallë të kuqe si një luleshtrydhe. Spektakli shënon hënën e plotë të fundit para solsticit të verës, kur zyrtarisht i themi "lamtumirë" pranverës. Hëna gjithashtu do të shfaqet rreth 14% më e vogël dhe 30% më e zbehtë sepse do të jetë afër pikës së saj më të largët nga Toka.

Pse quhet hëna e luleshtrydhes?

Sipas Almanakut, emri "hëna e luleshtrydhes" vjen nga fiset Algonquian të amerikanëve vendas, të cilët jetonin në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara. Fiset Ojibwe, Dakota dhe Lakota e përdornin emrin për luleshtrydhet e egra në qershor. Ndaj hëna e plotë e qershorit u quajt “Hëna e luleshtrydheve”, sepse ky muaj është periudha më e përshtatshme për vjeljen e frutave të verës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB