Qytetërim

Met Gala/ Modeli italian pushtohet nga puna...la në hije Kylie Jenner

Casnighi, i cili ka punuar për 'Met Gala' për dy vitet e fundit, pohoi se nuk mund të fliste për shkakun e shkarkimit të tij për shkak se ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti. 

k.m.
Met Gala/ Modeli italian pushtohet nga puna...la në hije Kylie Jenner
Eugenio Casnighi dhe Kylie Jenner

SHBA- Një model italian pretendon se nuk do të ftohet më në "Met Gala 2024" pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi tregoi në TikTok për të shpjeguar se ai nuk do të punojë më në eventin e modës, që do të mbahet të hënën në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

“Sapo u pushova nga Met Gala,”- tha 26-vjeçari duke nxjerrë foto me yllin e “Kardashians”. Casnighi, i cili ka punuar për 'Met Gala' për dy vitet e fundit, pohoi se nuk mund të fliste për shkakun e shkarkimit të tij për shkak se ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti. 

Por tregoi disa detaje.

"Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë. Ndaj edhe kur e fotografuan Kylie Jenner, unë isha pranë saj dhe përfundova dhe unë në foto. Pastaj, disa ditë më pas, më thanë, ti e more gjithë vëmendjen për vete, kështu që nuk do punosh më për ne."

Ai gjithashtu ndau mesazhe dhe emaile të ndryshme që konfirmonin se do të punonte në "Met Gala" përpara se të pushohej./ZËRI

Poll

MOS HUMB