Qytetërim

“Meshkujt kanë frikë, por unë jam gati”/ Liami drejt altarit me të dashurën e tij turke! Publikon foton

Liami u shpreh se gjërat me të janë shumë serioze.

f.t
“Meshkujt kanë frikë, por unë jam gati”/ Liami drejt
Liam Osmani

TIRANË-Ish-banori i Big Brother VIP Liam Osmani ka tregua se së shpejti do të martohet. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”  ai konfirmoi se emri i saj është Semra dhe na zbuloi disa detaje nga marrëdhënia e tyre. Ai gjithashtu ndau për herë të parë një foto ekskluzive mes tij dhe Semrës, ku edhe u shpreh se gjërat me të janë shumë serioze.

'Me thënë të drejtën e kam thënë. Tani edhe mosha bën të vetën. Njeriu piqet edhe mendoj që kjo lidhje është një lidhje serioze. Dhe po. Kam qejf të bëj një dasmë. Po është e vërtetë me të dashurën time. Ajo e di dhe ajo e kërkon këtë gjë prej meje. Ti e di që meshkujt e marrin atë vullnetin dhe kanë frikë nga kjo gjë, por unë jam gati dhe shpresoj ta bëj sa më shpejt. Në një mënyrë. Të jetë si të jetë. Edhe poshtë ujit me pëlumbarë ose nga avioni të hidhem me parashutë,"-u shpreh ish-banori.

“Meshkujt kanë frikë, por unë jam gati”/ Liami drejt
LIAMI DHE E DASHURA E TIJ SERMA
Poll

MOS HUMB