Qytetërim

‘Meritoni është tepër mirë, dhe unë siç po më shihni’, Milaim Zeka flet për aksidentin: Ishim në një makinë

Gjithashtu, gazetari Milaim Zeka ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, i cili tha se ai ishte në një makinë me Mjekiqin dhe se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

I.F
‘Meritoni është tepër mirë, dhe unë siç po
Meriton Mjekiqi

PRISHTINË- Në media u raportua se ish-banori i BBV 3, Meriton Mjekiqi u përfshi në një aksident mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej në Kosovë dhe se ishte në një gjendje të rëndë.

Ndryshe nga sa raportuan fillimisht mediat në Kosovë, duket se gjendja e Meritonit është e mirë, ndërkohë që familja ka kërkuar që ngjarja të mos merrte përmasa kaq të mëdha mediatike. Vetë Meritoni, fillimisht ka bërë privat profilin e tij në Instagram, dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë reagim për aksidentin, edhe pse shqetësimi i fansave dhe ndjekësve të tij ka qenë i madh.Gjithashtu, gazetari Milaim Zeka ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, i cili tha se ai ishte në një makinë me Mjekiqin dhe se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për aksidentin e Meriton Mjekiqit, unë dhe Meritoni kemi qenë në një makinë, Meritoni është me shëndet të mirë dhe unë po ashtu siç po më shihni”, tha Zeka.

 /ZËRI

Poll

MOS HUMB