Qytetërim

“Mendova vetëvrasjen"/ Dani Alves në burg për përdhunim, gruaja prek me postimin

Gruaja e tij, Joana Sanz ka kërkuar divorcin dhe më pas është hapur për periudhën që ka kaluar.

k.m.
“Mendova vetëvrasjen"/ Dani Alves në burg për
Foto ilustruese

BRAZIL- Futbollisti i famshëm Dani Alves prej disa kohësh qëndron pas hekurave për shkak të akuzave për përdhunim, por ferr të vërtetë kaloi edhe bashkëshortja e tij Joana Sanz. Alves u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe u arrestua në mesin e janarit dhe që atëherë qëndron pas hekurave.

Gruaja e tij, Joana Sanz ka kërkuar divorcin dhe më pas është hapur për periudhën që ka kaluar.

"Burri më tradhtoi në momentin më të vështirë të jetës sime. Madje mendova të vrisja veten sepse nuk duroja dot më. Ishte e vështirë për mua të kapërceja të gjitha këto vështirësi dhe të vazhdoja përpara, por ia dola. Ky është fundi i historisë për mua," - shkruan ajo në Instagram.

“Mendova vetëvrasjen"/ Dani Alves në burg për

Ajo po ashtu tha se e ka humbur plotësisht besimin tek meshkujt dhe se do ta ketë shumë të vështirë që të krijojë sërish në një lidhje.

Dani Alves rrezikon të dënohet me 10 vite burg, si dhe 150 mijë euro, të cilat do t'i paguajë viktimës nëse shpallet fajtor./ZËRI

Poll

MOS HUMB