
GJERMANI- Jens Lehmann do të duhet të paguajë një gjobë prej 420,000 euro, pasi është shpallur fajtor nga gjykata në Starnberg, Bavari. Ish-portieri gjerman, në vitin 2021, sulmoi me motorsharrë shtëpinë e një fqinji të tij.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, ai kishte hyrë me sharrë elektrike në garazhin e sapondërtuar të fqinjit të tij, në liqenin Starnberg dhe kishte prerë traun e çatisë. Kjo sepse garazhi po i bllokonte pamjen.
Në vitin 2022, Lehmann gjeti një mënyrë për të nuk pagoi parkingun në aeroportin e Mynihut dhe shmangu pagesën e tarifave. Për të shpëtuar nga vetëm 300 euro që duhet të paguante, e kaloi mjetin e tij nën barrierë. Por e gjitha u kap nga kamerat e sigurisë. Si përfundim, "gjoba" i kushtoi më shumë se vetë vendi i parkimit./ZËRI