
SHBA- Aktorja e famshme amerikane Megan Fox ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se është në pritje të ëmbël. Me disa foto, ku shfaqet e lyer me bojë të zezë dhe me barkun e rrumbullakosur, Fox zbuloi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin Colson Baker, i njohur si Machine Gun Kelly, të cilët e bënë të ditur romancën e tyre në vitin 2020.
Ajo e ka ndarë lajmin në Instagram, duke treguar testin pozitiv të shtatzënisë, ndërsa krahas fotove shkruan: Asgjë nuk humbet vërtetë! Mirë se u ktheve!
POSTIMI I MEGAN FOX:
View this post on Instagram
Në nëntor të vitit 2023, Fox tregoi për përjetimin e një aborti spontan, duke përshkruar këtë eksperiencë në dy poezi të përfshira në librin e saj ‘Pretty Boys Are Poisonous’.
Aktorja Fox ka 3 fëmijë; Noah, 12, Bodhi, 10 dhe Journey, 8 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green./ZËRI