
TIRANË- Rrjetet sociale dhe veçanërisht Tik Tok, iu ka dhënë mundësi njerëzve të ndryshëm, që të bëhen viralë dhe të shfaqin hapur pretendimet e tyre për çështje të ndryshme. I tillë është dhe rasti i një zonje, me emrin Ana Tafili, e cila është bërë virale së fundi në rrjetet sociale, pasi pretendon se stafi i këngëtares Eli Malaj i ka kërkuar 50 euro, në mënyrë që të bënte një foto me artisten. Në videon e saj të publikuar në TikTok, Tafili shprehet se është e sëmurë me kancer, dhe kërkonte që të bënte një foto me këngëtaren, në koncertin e saj, në mënyrë që të shkëputej disi nga gjendja e vështirë në të cilën po kalonte.
“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehej gruaja, video e të cilës kishte marrë qindra mijëra klikime në tiktok.
Këngëtarja nga ana e saj, është detyruar që të bëjë një reagim, ku thotë se asnjë prej bashkëpunëtorëve të saj, nuk i ka kërkuar lekë.
View this post on Instagram
“Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja ti thirrë mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin mjë bashkëpunëtorët e mi”, shprehet këngëtarja në video./ZËRI