
Kylian Mbappe ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga Paris Saint-Germain dhe gjithçka është gati për transferimin e tij të afërt në Real Madrid me... paga të reduktuara. Spekulimet për të ardhmen e Kylian Mbappe kanë qenë të përhapura prej kohësh, me kontratën e tij që skadon në verë.
Nuk kishte pasur asnjë koment zyrtar mbi gjendjen e yllit francez derisa ai e bëri njoftimin publikisht, disa ditë pasi Paris Saint-Germain u eliminua nga Borussia Dortmund në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai ndau një mesazh emocionues lamtumire, duke konfirmuar se do të nisë një sfidë të re pas shtatë vitesh. Ajo sfidë pritet të jetë në kryeqytetin spanjoll me Realin, me Fabrizio Romano që raporton se gjithçka është rënë dakord që në shkurt.
Kështu kampioni i botës 2018 do të kalojë në Santiago Bernabeu në transfertën falas më të... të shtrenjtë në histori. Mbappe besohet të jetë me një pagë prej 171 milionë funte në vit (136 milionë euro) në Paris dhe megjithëse disa detaje ende nuk janë përpunuar, Sky Sports raporton se ai do të marrë një ulje rroge në Real.
Mbrojtja e strukturës së pagave të klubit ka qenë gjithmonë një nga kriteret kryesore të marrëveshjes për presidentin e Realit, Florentino Perez dhe ai nuk është lëkundur nga ky qëndrim në negociatat e tij me francezin. Megjithatë, sërish pritet të bëhet lojtari më i paguar në listën e ‘Mbretëreshës’.
"Ai do të marrë një shumë të madhe për të nënshkruar, ka raporte në Spanjë se ai mund të jetë mbi 100 milion £ (116 milion €).
Francezi do të bëjë paraqitjen e tij të fundit në Parc des Princes të dielën dhe do t'i japë një lamtumirë emocionale tifozëve të PSG-së./ZËRI