Qytetërim

Martin Zubimendi është lojtari i ri i Arsenalit

Skuadra sot ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll nga Real Sociedadi, Martin Zubimendin, 26-vjeçarin elegant të parambrojtjes.

Redaksia Zëri
Martin Zubimendi është lojtari i ri i Arsenalit
Martin Zubimendin

LONDËR- Arsenali nuk ia doli të sigurojë finalet e Ligës së Kampionëve, por nga përvoja e shkëlqyer e këtij viti, si gjysëmfinaliste, gjeti karikimin e duhur për sezonin e ardhshëm dhe nuk humbi kohë të nisë përgatitjet. Skuadra sot ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll nga Real Sociedadi, Martin Zubimendin, 26-vjeçarin elegant të parambrojtjes.

Nga Spanja dhe Anglia gjithçka raportohet e kryer.

Një ekuilibrist mes mbrojtjes dhe sulmit, me pasime shumë të mira e të zgjuara, me përvojë e në kulmin e pjekurisë futbollistike, 26-vjeçar do të bëjë regjinë e përpara mbrojtjes së kryeqytetasve anglezë.

Zubimendi ishte një produkt 100% i Real Sociedadit që nga grupmoshat. Prej aty kishte siguruar edhe 15 thirrje te kombëtarja spanjolle./ZËRI

Poll

MOS HUMB