Qytetërim

Martesa me reperin me ngjyrë, Linda Halimi: Pata shumë presion

Tashmë Linda tregon se është më e qetë dhe po shijon martesën e saj

E.K
Martesa me reperin me ngjyrë, Linda Halimi: Pata shumë presion
Linda Halimi dhe partneri i saj

KOSOVA- Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku është përgjigjur në mbi 25 pyetje që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Mes të tjerash, interpretuesja e hitit “Ëndërroja” ka folur edhe për periudhën kur ajo bëri publike lidhjen e saj me reperi amerikan Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Ewans.

“Kur e kam bërë një bisedë në një televizion në Kosovë para 10 viteve, kaq shumë e kishin marrë rëndë këtë punën time që ndoshta si fytyrë publike jam rasti i parë në martesë të hapur me dikë që nuk është shqiptar, e aq më pak ‘i bardhë’ nëse mund të them. Në atë kohë më pati penguar pak sepse nuk isha mësuar me gjithë atë presion publik, mirëpo tani jam shumë normal. Është në rregull, secili do t’i ketë mendimet e veta”, tha Linda.

Këngëtarja me origjinë nga Vitia pas martesës së saj u shpërngul në ShBA, ndërsa familjarët e saj emigruan në Zvicër.

Nga martesa me Davon, fryt i saj është vajza e tyre e vogël Kaimana.

Poll

MOS HUMB