Qytetërim

Mallkimi i thyer: Totenhami rikthehet në majë pas 17 vitesh "thatësirë"

E djeshmja, siç edhe pritej sepse të dy skuadrat luanin shpëtimin e sezonit dhe 100 milionë paundë përfitime, ishte një natë e tensionuar mes dy ekipeve që përfunduan në vendet 16 dhe 17 në Premier Ligë.

Redaksia Zëri
Mallkimi i thyer: Totenhami rikthehet në majë pas 17 vitesh
Totenham

BRITANI E MADHE- Në sezonin 2007/2008, me dyshen e sulmit Robi Kin dhe Dimitraj Berbatov, Totenhami fitonte trofeun e fundit, Kupën e Ligës. Prej atëherë raftet e klubit, me 2 kampionate angleze, 2 kupa UEFA, 1 Kupë të Kupave, 8 Kupa FA, 4 Kupa të Ligës, 7 superkupa, ndenjën bosh. Duhej pritur viti i dytë i Ange Postecoglusë, i cili thuajse e kishte premtuar shprehimisht fitoren e trofeut në vitin e dytë, për të ardhur ky moment. Premtimi i australianit u përmbush.

E djeshmja, siç edhe pritej sepse të dy skuadrat luanin shpëtimin e sezonit dhe 100 milionë paundë përfitime, ishte një natë e tensionuar mes dy ekipeve që përfunduan në vendet 16 dhe 17 në Premier Ligë. Triumfi i Totenhamit solli edhe rikthimin në Ligë Kampionesh. Pas 17 vitesh pritje, Totenham Hotspuri theu mallkimin dhe fitoi një trofe në “San Mames”, duke mposhtur Mançester Junajtid 1-0 në finalen e Europa Ligës në Bilbao. Ndeshja u vendos nga një gol i rrëmujshëm i Brenan Xhonsonit në minutën e 42-të. Goli joestetik fillimisht u konsideruar autogol i Ljuk Shout.

Për “djajtë e kuq” humbja shënon fundin e një sezoni katastrofik. Dështimi për të fituar trofe do të thotë gjithashtu mungesë totale në arenën evropiane për herë të parë që nga 2014. E ardhmja e trajnerit Ruben Amorim është në dyshim, pavarësisht sinjaleve të brendshme për mbështetje. Mjedisi drejtues i të kuqve e do dhe e mbështet portugezin, por ky i fundit, me vetëm gjashtë fitore në Premier Ligë që nga nëntori, e ka kuptuar se i cilit nivel do të jetë presioni nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Brenan Xhonsoni, dikur i kritikuar publikisht nga tifozët, u shndërrua në hero, ndërsa Son Hojng-Min më në fund përjetoi momentin e lavdisë pas një dekade përkushtimi pa shpërblim. Totenhami hapi një kapitull të ri, ndërsa Junajtidi mbylli më të errëtin e 11 vjetëve të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB