
SHBA- Zgjerohet edhe më shumë skandali i ngacmimeve seksuale, ku së fundmi është përfshirë “në listë” edhe një tjetër hollivudian. Të paktën 16 gra kanë akuzuar magjistarin David Copperfield për ngacmim seksual ka zbuluar një hetim i Guardian.
Më shumë se gjysma e tyre kur u ngacmuan nga magjistari i njohur, ishin vetëm 15 vjeç , megjithëse ka mundësi që ai të mos e dinte moshën e tyre, thuhet në botim. Tre nga gratë ankohen se 67-vjeçari Copperfield i drogoi para se të kryente marrëdhënie seksuale me to, kështu që nuk mund të jepnin pëlqimin e tyre. Nga ana tjetër, avokatët e Copperfield përgjigjen se akuzat ndaj tij “jo vetëm janë krejtësisht të rreme, por edhe krejtësisht të pamundura”.
Incidentet kanë ndodhur nga vitet 1980 deri në vitin 2014. Gratë e kishin takuar atë përmes punës së tyre, kur Copperfield ishte një nga argëtuesit më të njohur në botë. Sipas hetimit Copperfield premtoi se do t'i ndihmonte gratë në karrierën e tyre të modelimit ose aktrimit dhe u përpoq të mbante lidhje me to, siç bëri me prindërit e tyre.
Një nga 16 femrat, Brittney Lewis, foli gjithashtu publikisht në vitin 2018 se si ai e kishte droguar dhe sulmuar seksualisht në vitin 1988, kur ajo ishte një modele 17-vjeçare. Një tjetër nga gratë që foli për Guardian tha se pas një pije në vitin 1993, ai e drogoi atë dhe një shoqe dhe bëri seks me to pa pëlqimin e tyre. Katër gra pretendojnë se Copperfield i përqafoi ose i detyroi ta preknin seksualisht gjatë shfaqjeve të tij në skenë. Në vitin 2007, Copperfield është akuzuar për dhunë seksuale ndaj ish-mbretëreshës së bukurisë, Lacey Caroll, por çështja u pushua dhe gruaja nuk e vijoi më betejën ligjore. Në të vërtetë, Carooll, është akuzuar për prostitucion dhe se kishte akuzuar në mënyrë të padrejtë një person për dhunë seksuale./ZËRI