Qytetërim

Magjia e Edon Zhegrovës, driblon dhe shënon gol spektakolar

Sulmuesi i Kosovës realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, Lille.

D.XH
Magjia e Edon Zhegrovës, driblon dhe shënon gol spektakolar
Edon Zhegrova

FRANCË – Lille fitoi me rezultatin e thellë 3:0 ndaj Lorient në raudin e 18-të të Ligue 1 në Francë. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova.

Zhegrova arriti të driblojë në mënyrë të shkëlqyer pak përpara zonës së rreptësisë, ndërsa më pas lëshoi një predhë të vërtetë, duke realizuar. David në pjesën e parë të takimit dhe Cabella realizuan për Lille, ndërsa Zhegrova i vuri ‘vulën’ fitores së vendasve. Lille synon Kupat e Europës.

Ky ishte goli i dytë i Edon Zhegrovës në Ligue 1 dhe i teti në të gjitha eventet sportive për këtë vit. Shqiptari nga Kosova po shkëlqen në arenën ndërkombëtare, teksa ka pasur oferta nga Dortmund dhe Real Societad./ZËRI/

Poll

MOS HUMB