Qytetërim

Magji në "Air Albania", Shqipëria merr kreun e Grupit E, gati "bileta" për Euro 2024 (FOTOT)

Ndeshja perfekte e Silvinjos dhe të tijve ngjit kuqezinjtë në vendin e parë në grup, në kuotën e 10 pikëve. Kuotë kjo që na ka siguruar vendin e parë në grupin E. 

k.m.
Magji në "Air Albania", Shqipëria merr kreun e Grupit E,
Moment nga realizimi i golit

TIRANË- Shqipëria është më pranë se kurrë Gjermanisë! Fitorja e djeshme, me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë. Një mbrëmje magjike në ‘Air Albania’, ndeshja perfekte e Silvinjos dhe të tijve ngjit kuqezinjtë në vendin e parë në grup, në kuotën e 10 pikëve. Kuotë kjo që na ka siguruar vendin e parë në grupin E. 

Megjithatë tani Kombëtarja kuqezi duhet që të japë maksimumin në tri ndeshje të mbetura, ajo me Çekinë dhe Ishujt Faroe në Tiranë, dhe Moldavinë në transfertë. Nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura në grupin e saj, 1 fitore dhe 2 barazime, e ka të sigurtë biletën për në Berlin, duke shënuar herën e dytë në histori që kualifikohet në Europian. 

NDESHJET QË MBETEN NË GRUPIN E

12.10.2023

Shqipëri-Çeki

Ishuj Faroe-Poloni

15.10.2023

Çeki-Ishuj Faroe

Poloni-Moldavi

17:11.2023

Moldavi-Shqipëri

Poloni-Çeki

20:11.2023

Çeki-Moldavi

Shqipëri-Ishujt Faroe

FOTO TË SHKËPUTURA NGA NDESHJA

Poll

MOS HUMB