Qytetërim

Madonna, 'Mbretëresha e pop-it', që bëri historinë! Shifra e 'FRIKSHME' që fitoi me turin e koncerteve

Sipas Billboard Boxscore, Turneu Celebration me 80 koncerte shiti 1.1 milionë bileta dhe fitoi 225.4 milionë dollarë.

E.K
Madonna, 'Mbretëresha e pop-it', që bëri
Madonna

"Mbretëresha e popit" Madonna është tani e vetmja artiste femër që ka mbajtur gjashtë turne që kanë fituar më shumë se 100 milionë dollarë secila. Të vetmit njerëz që e kanë bërë këtë janë Eagles, Rolling Stones, U2 dhe Bruce Springsteen. Sipas Billboard Boxscore, Turneu Celebration me 80 koncerte shiti 1.1 milionë bileta dhe fitoi 225.4 milionë dollarë.

Ylli ikonë njoftoi për herë të parë turneun e saj në janar 2023, me një datë të planifikuar fillimi në korrik të atij viti. Megjithatë, për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor, ajo u vonua të niste një pjesë të turneut në Amerikën e Veriut me mbi 20 ndalesa.

Debutimi i saj evropian u zhvillua në 02 Arena në Londër tetorin e kaluar dhe përfshiu 27 koncerte në 10 vende me fitim 77.5 milionë dollarë dhe 429,000 bileta. Deri në fund të vitit, Madonna luajti tre koncerte në Brooklyn dhe dy në Uashington, DC, përpara se të vazhdonte në Amerikën e Veriut me 42 koncerte midis janarit dhe prillit.

Në SHBA dhe Kanada, ajo fitoi 133.1 milionë dollarë duke shitur 616,000 bileta dhe duke rritur të ardhurat totale të turneut. Gjithashtu, të ardhurat e Amerikës Latine me pesë koncerte në Palacio de los Deportes në Mexico City ishin në rendin e 14.8 milionë dollarëve me 82,400 bileta. Në përgjithësi, "The Celebration Tour" fitoi 225 milionë dollarë, duke shënuar turneun me fitimet më të larta të Madonës që nga viti 2012./ZËRI

Poll

MOS HUMB