Qytetërim

Luizi tashmë ‘i lirë’, i mbaron kontrata e bashkëpunimit me Top Channel

Pas një viti nën menaxhimin e tyre, Luizi falenderon televizionin për bashkëpunimin dhe njofton ndërprerjen e kontratës

E.K
Luizi tashmë ‘i lirë’, i mbaron kontrata e
Luiz Ejlli

TIRANË- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka njoftuar ndërprerjen e kontratës së menaxhimit dhe bashkëpunimit me Top Channel, televizionin që e riktheu në qendër të vëmendjes së publikut, përmes programit Big Brother.

Së fundi Luizi ka nisur bashkëpunimet e tij me menaxherë nga Kosova, siç është rasti i Jetmir Agajt, i cili ka nën menaxhim edhe Bardhin. Vetë Luizi teksa ka postuar grimca nga puna në studio, ka lajmëruar se kjo verë do të ketë disa bashkëpunime në aspektin muzikor, edhe me këngëtarë nga Kosova.

Në postimin e tij Luizi falenderon Top Channel, nën menaxhimin e të cilëve ishte pjesë e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, si dhe publikoi një sërë këngësh pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Luizi tashmë ‘i lirë’, i mbaron kontrata e
Postimi i luizit

Luizi u shpall vitin e kaluar fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ndërkohë që popullariteti i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. /ZËRI  

Poll

MOS HUMB