
BRITANI E MADHE- Kryevepra e Paja Jovanoviçit, Pushimet e Bashibozukut, do të kthehet në Serbi! Piktura është blerë sot në ankandin e shtëpisë “Sotheby’s” nga Londra për 240.000 paund (275.000 euro) nga Muzeu i Qytetit të Beogradit, i cili ruan veprat dhe trashëgiminë e artistit. Kësaj shifre i shtohet edhe taksa, ndaj çmimi i saj total do të jetë 304,800 paund (rreth 350,000 euro).

"Luftëtari shqiptar" ka shumë ngjarë të jetë kapur në afërsi të Shkodrës, pasi në telajo shfaqet një luftëtar tipik shqiptar i shekullit të 19-të, i cili në momentet e pushimit konsumon çaj, kafe dhe nargjile.
Ai ka fizionomi mahnitëse, tipare të mprehta të fytyrës, kostum ushtarak dhe pushkë tipike shqiptare. Kjo pikturë mund të jetë pikturuar në mesin e viteve 80 të shek. shekulli XIX kur Jovanoviçi qëndronte në zonën e Shkodrës në veri të Shqipërisë./Zëri.ai