Qytetërim

Lorik Cana KUNDËR FSHF-së për Europianin me Serbinë: Vendim i nxituar

Cana tha se është ende shpejt për një organizim të tillë, duke shtuar se Federata serbe e futbollit ka ende në mesin e saj, tifozë që janë akuzuar për krime lufte.

E.K
Lorik Cana KUNDËR FSHF-së për Europianin me Serbinë: Vendim
Lorik Cana

TIRANË- Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana është shprehur kundër FSHF-së sa i përket organizimit të përbashkët të kampionatit europian të 21-vjeçarëve në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë. Cana tha se është ende shpejt për një organizim të tillë, duke shtuar se Federata serbe e futbollit ka ende në mesin e saj, tifozë që janë akuzuar për krime lufte. Në një prononcim për Tring Sport, ish-kapiteni i kuqezinjve tha se nuk e sheh në një moment të duhur një hap të tillë.

Lorik Cana: Mua më duket i nxituar, sepse kur ti organizon një event sportiv duhet të ndash dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë rast shoqëria serbe dhe Federata serbe kanë një detyrim moral ndaj shqiptarëve, ku brenda tyre kanë në tifoz grupe njerëz që kanë qenë të akuzuar për krime lufte. Pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata jonë, por momentin nuk më duket hapi i duhur.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21./ZËRI

Poll

MOS HUMB