Qytetërim

Liverpool mposht Fulham në Londër

Skuadra e Jurgen Klopp kërkonte vetëm fitoren dhe e fitoi atë me golat e Alexander-Arnold, Gravenberg dhe Zota.

E.K
Liverpool mposht Fulham në Londër
Momente nga ndeshja

Liverpool mposhti Fulhamin me rezultat 3-1 në Londër, në kuadër të ndeshjes së 34-të në Premier League dhe “kapi” Arsenalin në krye të renditjes. Skuadra e Jurgen Klopp kërkonte vetëm fitoren dhe e fitoi atë me golat e Alexander-Arnold, Gravenberg dhe Zota, ndërsa skuadra e Marco Silvës kishte barazuar përkohësisht në minutat e fundit me Kastanie.

Më herët, Aston Villa, pavarësisht se ishte e lodhur nga çerekfinalja kundër Lille në Francë, mundi në shtëpi Bournemouthin me rezultat 3-1, madje me përmbysje dhe mbeti në vendin e katërt të renditjes, duke mbajtur fort në duar biletën e Champions League. për sezonin e ardhshëm të garave.

Bournemouth kaloi në epërsi me penalltinë e Solanke, por më pas skuadra nga Birmingham dominoi në Villa Park dhe fitoi me golat e Rodgers, Diaby dhe Bailey./ZËRI

Poll

MOS HUMB