
NION - UEFA është duke shqyrtuar mundësinë për një ndryshim të mundshëm të formatit të Kupave të Europës.
Çështja do të diskutohet në fund të tetorit. Nëse stafi i menaxherëve i organizatës vendos të gjitha detajet dhe projekti pranohet, atëherë formati i ri i turneut është planifikuar të prezantohet jo më herët se viti 2027.
Formate që pritet të ndryshohen
UEFA dëshiron të nisë një fushatë të Kupës Evropiane me tre turne: Superligën, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kandidatëve. Skuadrat në këto liga do të jenë në garë për ngjitje dhe rënie, ashtu sikundër ndodh në kampionate.
Ndërsa, Liga e Kampioneve do të ketë ndryshime që nga viti i ardhshëm. Në vitin 2024 e tutje, në këtë kompeticion do të marrin pjesë 36 ekipe dhe gjatë ecurisë, të gjitha ekipet do të luajnë fillimisht tetë ndeshje.
Pasi të kenë luajtur nga tetë ndeshje secila, do të ketë një renditje të përgjithshme. Tetë ekipet e para do kualifikohen në 1/8 e finales. Ndërsa, skuadrat nga vendi i nëntë deri te i 24-i do të luajnë play off, për të përcaktuar tetë skuadrat e tjera për në të 1/8 e finaleve./Zëri.ai/