Qytetërim

Lidhja me Lotinën, Mozzik: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur

Reperi tha se ata nuk janë fejuar dhe unazat që mbajnë në duar janë “unaza premtimi”, është thjesht në një lidhje.

f.t
Lidhja me Lotinën, Mozzik: Gjëja më e bukur që më ka
Lotina dhe Mozzik

KOSOVË-Reperi Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën etij të re me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Lidhja e tyre u komentua kudo në media dhe rrjet, por deri tani nuk kishte ardhur asnjë deklaratë konfirmimi nga asnjër prej tyre.

I ftuar në podcastin e Burim Pacollit, reperi tha se ata nuk janë fejuar dhe unazat që mbajnë në duar janë “unaza premtimi”, është thjesht në një lidhje.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë.”-u shpreh Mozzik.

Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, me të cilën ka një vajzë dhe po shijon romancën e re./ZËRI

Poll

MOS HUMB