Qytetërim

"Lart e poshtë" përflitet se është ndarë nga Timothee, ja si reagon Kylie Jenner

Kylie shtoi gjithashtu se nuk është e interesuar t’i kushtojë vëmendje pyetjeve të fansave rreth stilit të saj personal, duke u frymëzuar nga marrëdhënia e saj me aktorin, pasi ajo po e përqendron vëmendjen tek bizneset e saj.

a.l
"Lart e poshtë" përflitet se është ndarë nga
Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner

SHBA- Në rrjet po qarkullojnë thashetheme se çifti më i përfolur i kohëve të fundit, Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshimet u nxitën pas një interviste të dhënë së fundmi për "New York Times" nga Jenner e cila shmangu një pyetje për Timothée Chalame. 

Në intervistë, Kylie u pyet për ndryshimin e stilit të saj dhe nëse epoka e saj e ‘clean girl’ ishte e ndikuar nga Timothée Chalamet. Si përgjigje, Kylie tha:

“Nuk e di se si ndihem për këtë. Unë thjesht nuk dua të flas për gjëra personale.”

Kylie shtoi gjithashtu se nuk është e interesuar t’i kushtojë vëmendje pyetjeve të fansave rreth stilit të saj personal, duke u frymëzuar nga marrëdhënia e saj me aktorin, pasi ajo po e përqendron vëmendjen tek bizneset e saj.

Spekulimet për një ndarje të mundshme mes të dyve dolën pasi Kylie ndau në një video rutinën e saj të përditshme, me vajzën e saj Stormi dhe Kendall Jenner, ku dukej se Timothée mungonte. /ZËRI

Poll

MOS HUMB