
Cristiano Jr. Ronaldo dhe Lamine Yamal
SPANJË- Pas pjesmarrjes së tij në Kombëtaren e Spanjës, Lamine Yamal ka qenë kryefjala e mediave. Çdo lëvizje e tij ka tërhequr vëmendje nga publiku, për më tepër, këtë të premte disa fotografi mes anësorit të Barçës dhe djalit të Cristiano Ronaldo, Cristiano Jr., u bënë virale.
Lojtari i ri i Barçës dhe djali i ish-yllit të Real Madrid pozuan për foton dhe ishte vetë babai i Lamine Yamal, ai që i postoi në profilin e tij në Instagram.
Yamal u shpall kampion Europe me Spanjën dhe mori çmimin si lojtari i ri më i mirë i turneut. /ZËRI/
Poll