
FRANCË- Kylian Mbappe vizitoi Champs Elysees me ftesë të Emmanuel Macron. Presidenti francez ftoi superyllin e Kombëtares së vendit në një darkë zyrtare për nder të Emirit të Katarit Al Thani. Aty ishte edhe presidenti i Paris Saint-Germain Al Khelaifi.
Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë karrierën e tij te Paris Saint-Germain pasi ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën, me mediat ndërkombëtare që shkruajnë për një marrëveshje me Real Madridin. Ende nuk është bërë e ditur asgjë zyrtare nga ana e Real Madridit dhe lojtarit, ndërkohë që ka pasur zëra për interesim nga Arabia Saudite.
???????? Kylian Mbappe despidiéndose del presidente de la república francesa Macron y del Emir de Catar!
— Aurelinho (@AurelinhoRM) February 27, 2024
pic.twitter.com/4gOyDNxtwE
Kylian Mbappe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Macron me presidentin francez që e mbajti atë në Paris Saint-Germain dy vjet më parë, ndërsa ata po kërkonin një lëvizje në Real. 25-vjeçari është më i miri që ka për të ofruar futbolli francez. Ai fitoi Kupën e Botës në 2018 ndërsa në 2022 ishte finalist me Macron duke vrapuar pas finales me Argjentinën për ta ngushëlluar për humbjen./ZËRI