Qytetërim

Kush janë 4 futbollistët që do luajnë për herë të dytë në Europian

4 lojtarë të Kombëtrares do të luajnë për herë të dytë në një Kampionat Europian. Ata janë Berisha, Hysaj, Veseli dhe Cikalleshi. Edhe Gjimshiti ishte ftuar në Francë, por nuk luajti titullar. Ai sot është kapiteni.

D.XH
Kush janë 4 futbollistët që do luajnë për herë
Shqiperia

TIRANË- Shqipëria arriti sot të kualifikohet për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian.

Pasi shkuam në Francë, Shqipëria do të jetë një nga 24 kombëtaret që merr pjesë në Euro 2024, që mbahet në Gjermani.

Është interesant fakti që 4 futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë do të luajnë për herë të dytë në një Europian.

Për herë të dytë në një Kampionat Europian pritet të luajnë Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Frederik Veseli dhe Sokol Cikalleshi.

Është për t’u nënvizuar fakti, që Berat Gjimshiti u grumbullua në Euro 2016, por nuk ishte titullar.

Ndërsa, sot Gjimshiti jo vetëm që është titullar në Kombëtaren e Shqipërisë, por është dhe kapiteni. Ai ka performuar mjaft mirë jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Atalantën, duke marrë lëvdata për punën e tij si mbrojtës.

Shqipëria u kualifikua sot më 17 nëntor, pas barazimit në fushën e Moldavisë. Ekipi ynë kombëtar ka grumbulluar 14 pikë, duke qenë në vend të parë në grup dhe siguruar kualifikimin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB