Qytetërim

“Kush do e fitonte, ai që do shlyente borxhet e kokainës…”, Stresi dhe Juliana replika të ashpra: Pi bar skutave

Juliana dhe Stresi kanë shkëmbyer akuza të forta mes tyre

E.K
“Kush do e fitonte, ai që do shlyente borxhet e
Juliana dhe Stresi

TIRANË- Fituesi dhe finalistja e Big Brother Vip Kosova, Stresi dhe Juliana Nura, janë përfshirë në një sherr virtual mes tyre, pas komenteve që kanë bërë në lidhje me Meritonin. Stresi ka kërkuar ndëshkimin e tij, pasi shau nga familja banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa tha se nuk duhet ta fitojë Big Brothet, vetëm e vetëm se është nga Kosova. Teksa iu rikthye fitores së tij, Stresi tha se ai e mori çmimin e madh me meritë, duke thënë se konkurentët e tjerë, ishin të panjohur, apo gënjyen me historitë e tyre.

“Dëgjova Meritonin duke thënë [për mua] e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet ta fitonte Big Brother”, theksoi Stresi përmes një videoje, ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të Vedat Bajramit.

“Kush duhet ta fitonte, Vedati që me borxhe që ka në Prishtinë të kokainës të fitonte lekët e Big Brother dhe të shlyente borxhet e kokainës që ka nëpër Prishtinë”, deklaroi Stresi, i cili po ashtu në këtë video përmendi edhe disa banorë të tjerë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagiomi i Juliana Nurës, fanse e Meritonit, e cila ka akuzuar Stresin se ble ‘bar’ skutave të Tiranës.

“Të gjithë e dimë se ai është një djalë që pi bari nëpër skutat e Tiranës. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrierë. Ka përdorur shëndetin e ish-gruas së tij për lojë… Mua më ka premtuar publikisht 30 mijë euro kur të dalim nga shtëpia. Nuk ka ndodhë kjo, është rrenë…Nuk ka karrierë, ky person njihet vetëm për pallavrat nëpër rrugicat e Tiranës”, ka thënë ajo në një instastory.

Poll

MOS HUMB