
PORTUGALI- Viktor Gijokeres u shpreh i entuziazmuar pas fitores 3-1- të Sportingut ndaj Benfikës në finalen e Kupës së Portugalisë. Ky triumf i dha klubit edhe "dopjetën", kampionatin dhe kupën, për herë të parë pas 23 vjetësh. Sulmuesi suedez, që shënoi golin e barazimit në minutën e njëmbëdhjetë shtesë, shtyu ndeshjen në shtesat çerekorëshe, u ndal për të folur për SPORT TV dhe theksoi se skuadra besoi deri në fund dhe u shpërblye për përpjekjet e saj.
Ai e vlerësoi këtë moment si të pabesueshëm dhe tha se gjatë kohës shtesë, Sportingu krijoi më shumë dhe e meritoi fitoren.
Gijokeres nuk la pa përmendur edhe mbështetjen e tifozëve gjatë gjithë sezonit, duke e cilësuar si një udhëtim të jashtëzakonshëm pavarësisht sfidave. Për të ardhmen e tij, ai u tregua i rezervuar, duke thënë se në futboll nuk i dihet kurrë dhe se ishte përqendruar vetëm te ndeshjet e fundit.
Për zërat që e lidhin me Arsenalin, ai deklaroi se nuk di asgjë dhe se çdo gjë do të qartësohet në verë. Në fund, me humor, komentoi fitoren duke thënë: “Mund të themi vetëm ‘dopjetë e ëmbël’.”
54 gola dhe 13 asiste ka regjistruar shtatlarti suedez, 26-vjeçar, këtë vit me Sportingun e Lisbonës. Për 24 milionë euro u ble në verën e vitit 2023 nga Konventri anglez. Mendohet se vlera e tij të paktën është 3-fishuar me paraqitjet në Portugali./ZËRI