
SHBA- Kris Jenner mori disa lajme të vështira në episodin e fundit të "The Kardashians". Ajo duhet t'i nënshtrohet një operacioni për një tumor në vezore. Jenner foli me familjen për shëndetin e saj, veçanërisht vajzat e saj Kim, Khloe dhe Kendall, por edhe të dashurin e saj Corey Gamble.
“Doja t'ju tregoja diçka. Shkova te doktori dhe bëra ekzaminimin tim. Ata gjetën - dhe kjo është shumë emocionuese për mua - ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time. Dr. A tha se duhet të heq vezoret dhe jam e emocionuar sepse aty janë rritur të gjithë fëmijët e mi, në barkun tim. Është një vend shumë i shenjtë për mua,”-u tregoi ajo duke qarë.
Jenner, e cila më parë i është nënshtruar një operacioni në ije duket se është sërish pozitive lidhur me shëndetin e saj.
"Dëgjo, nëse mund ta kaloj një zëvendësim të ijeve, mund ta kaloj edhe këtë sfidë. Nuk kam ankth për anestezinë. Nuk kam asnjë ankth për doktorin, ajo është doktoresha më e mirë në botë,"-shtoi ajo..
Është e paqartë nëse Jenner ka bërë tashmë operacionin, pasi CNN e kontaktoi për një koment, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje./ZËRI