
TIRANË- Gazetari i medias britanike, Express erdhi në Shqipëri për të intervistuar Kozak Braçin por pasojat i vuan ZËRI. Pasi ZËRI ka publikuar artikullin e medias britanike të përpiluar nga Zak Garner-Purkis, Kozaku ka kontaktuar me redaksinë duke kërkuar heqjen e lajmit. Por edhe pse mori një përgjigje negative, nuk është ndalur në tentativat për të hackeruar llogarinë në "TikTok". Ndërsa sot, ka nisur me "kërcënimet" dhe shantazhet.
PJESË NGA BISEDA:
Kozak Braçi: Do e hiqni, apo t'ja ** ****? T'ju bëj vetëm reporte, t'ja nis edhe Gent Fatalit, ta mbylli kanalin. Çfarë dreqin qenkeni ju. U bëtë ju me u tall me mua. Sa t'ju gjej kush jeni dhe do jeni meme familjarisht! T'jua mbylli krejt kanalin, çfarë dreqin qenkeni, u bëtë ju me u tall **** me mua.
Redaksia ZËRI: Kozak, mos kërcëno më gazetarë. Përpjekjet e tua për të mbyllur faqen i kemi parë. Nëse vazhdon ke kallëzim./ZËRI