KOSOVË- Kosova është kualifikuar për herë të parë në fazën “play off” të Botërorit, pasi fituan 2-0 në transfertë ndaj Sllovenisë. Me këtë rezultat, “Dardanët” siguruan vendin e dytë me 10 pikë në Grupin B, duke prerë një biletë për në "play off" të Botërorit 2026.
Të martën mbrëma, Kosova luan ndaj Zvicrës, e cila kryeson Grupin B me 13 pikë. Edhe nëse Kosova fiton, përkundër pikëve të barabarta, falë golavarazhit Zvicra do ta mbyllë grupin në vendin e parë. Megjithatë, kualifikimi në “play off” është tashmë i sigurt, ndërsa kundërshtarët në e mundshëm do të mësohen plotësisht pas hedhjes së shortit javën e ardhshme.
Kalimi i Kosovës në "play off" vjen në një moment historik, pasi vetëm dy ditë më parë ishte Kombëtarja e Shqipërisë që siguroi "play off"-in e Botërorit./ZËRI