Qytetërim

Kombëtarja e nis stërvitjen pa kapitenin dhe 3 lojtarë të tjerë, çfarë ndodhi me ta

4 lojtarët do të bashkohen me kombëtaren kuqezi, gjatë grumbullimit në Austri

E.K
Kombëtarja e nis stërvitjen pa kapitenin dhe 3 lojtarë të
BERAT GJIMSHITI

TIRANË- Berat Gjimshiti, Amir Abrashi, Taulant Seferi dhe Qazim Laçi nuk ishin të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në Tiranë.

Të katërt lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Austri, pasi janë ende në aktivitet. Ndërkohë edhe Elhan Kastrati, portieri i tretë s’është stërvitur, pasi po kalon një gjendje gripale. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi normalisht seancën stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

VIJNË ME VONESË- Berat Gjimshiti do të bashkohet me skuadrën në Austri pas ndeshjes së fundit në Serinë A, mes Atalantës dhe Fiorentinës, e cila do të luhet më 2 qershor. Nëse do të jetë në fushë, kapiteni mund të humbasë ndeshjen me Lihtenshtejnin, e cila luhet një ditë më pas.

Ndërsa Amir Abrashi do të luajë sot ndeshjen e fundit në Zvicër, e cila vendos fatet e sezonit, pasi Grasshopers diskuton mbijetesën me Thunin. Pas ndeshjes, mesfushori do të udhëtojë drejt Austrisë. E njëjta situatë edhe për Taulant Seferin, i cili do të luajë ndeshjen e fundit në Emirate nesër, edhe pse një takim pa rëndësi.

STËRVITJA- Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Pas nxehmjes, programi ishte lojë brenda grupit, ku lojtarët u ndanë në dy skuadra.

Poll

MOS HUMB