
SHBA- Kim Kardashian po përballet me një tjetër “dështim". Në fotot që ajo ka publikuar për Krishtlindje, i doli në pah abuzimi që ka bërë me Photoshopin në dorën e saj. Në pamje të parë, themeluesja e Skims, 43 vjeç, duket se po shtrëngon duart së bashku ndërsa i buzëqesh kamerës së bashku me vajzën North West.

Megjithatë, ndjekësit e saj zbuluan se në fakt Kardashian kishte rënë sërish viktimë e një pune të keqe redaktimi. Në foto, ajo del me 2 gishta të mëdhenj.
Por jo të gjithë ishin të bindur se ishte një gabim në Photoshop. Sipas të tjerëve ka më shumë gjasa që ky të jetë thjesht një iluzion optik, pra është gishti i dorës tjetër. Ju si iu duket?/ZËRI