Qytetërim

“Kisha qejf të luaja më shumë, por vendimet i merr trajneri”, a ka një krizë mes Silvinjos dhe Brojës?

Shumë prej komenteve në drejtim të Silvinjos kanë qenë kundër, pasi Shqipëria nuk e ka luksin që të lërë në stol një futbollist si Armando Broja

E.K
“Kisha qejf të luaja më shumë, por vendimet i merr
Armando Broja

GJERMANI- Armando Broja, është një prej futbollistëve më premtues të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por në këtë Europian, atij iu besua në vetëm një ndeshje roli i titullarit. Pas eleminimit të mbrëmjes së djeshme, në intervistën për mediat, Broja është shprehur se do të donte që të kishte pasur mundësi që të luante më shumë minuta në fushë, por megjithatë ai respekton vendimet e trajnerit. Në ato pak minuta që u aktivizua përballë Spanjës, Broja pati disa shanse të mira për shënim, ndërsa tifozët në tribuna thërrisnin emrin e tij.

“Ishim të kënaqur, çunat dolën me kokën lart. Të treja ndeshjet i dinim që do të ishin të vështira, janë skuadra të nivelit të lartë. Por, në ndeshje nuk është se na shkatërruan apo mbytën, të mbajmë kokën lart për atë që arritëm. Le të jemi krenarë. Më shumë minuta? Normal, është një turne shumë i bukur, çdo katër vite.

Ndoshta e luan një herë në jetë, të gjithë duan të luajnë çdo minutë. Kisha pasur qejf të luaja më shumë, por unë jam lojtar dhe vendimet i merr trajneri dhe unë e respektoj. Unë me sa minuta që më jep ai jap maksimumin, ndoshta në ndeshjen e parë mund të bëja më mira, por ishte e vështirë. Edhe ndeshjen e dytë pata qejf të luaja, apo edhe të startoja, por është trajneri që vendos.

Tifozët thërrisnin në kor? Jam shumë i kënaqur se tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, është diçka e bukur. Kam shumë respekt për shqiptarët që më mbështesin, edhe kur u dëmtova më kanë nisur mesazhe. I kam pasur nga pas dhe i falenderoj.

Evertoni? Nuk e di, duhet të flas me familjen. Sezoni i fundit nuk shkoi mirë, por të shohim sezonin e ri, dua që të shkoj më mirë”, u shpreh Broja.

Tashmë ai pritet që të përqëndrohet në të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Premier League, apo do të zhvendoset në një tjetër kampionat, me kushtin që të ketë më shumë minuta në këmbët e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB