Qytetërim

"Killers of the Flower Moon" si asgjë tjetër

Të udhëhequr nga Scorsese, krijuesit e filmit synuan që të ishin autentikë skrupulozisht në mënyrën se si ata përshkruanin Osage, deri te fijet në veshjet e tyre. Kishte mjaft dokumentacion: Osage-t ishin mjaft të pasur; bënin portrete, madje dhe filma.

k.m.
"Killers of the Flower Moon" si asgjë tjetër
Pamje nga filmi

SHBA- Drama epike e Martin Scorsese rreth vrasjeve në territorin e Osage në vitet 1920 tregon veshjen dhe kulturën e pashembullt të dasmave të "fisit". Në vitet 1920, komuniteti më i pasur në botë ishte kombi Osage i përqendruar në Oklahoman verilindore. Falë naftës të gjetur në nëntokat e tyre, anëtarët e fiseve kanë grumbulluar një pasuri të madhe, të cilën po e shpenzonin. Ata shkrinë modelet e tyre të reja të jetesës me zakonet dhe estetikën e tyre fisnore. Bazuar në bestsellerin jo-fiction nga David Grann, në film luajnë Robert De Niro, Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone- të cilët aktrojnë në një sagë krimi të zhurmshme rreth vrasjeve që pllakosën fisin duke filluar nga vitet 1920.

Ata ishin të mençur ekonomikisht, por deri në atë epokë pothuajse nuk përdornin asnjë sistem të bazuar në monedha.

Të udhëhequr nga Scorsese, krijuesit e filmit synuan që të ishin autentikë skrupulozisht në mënyrën se si ata përshkruanin Osage, deri te fijet në veshjet e tyre. Kishte mjaft dokumentacion: Osage-t ishin mjaft të pasur; bënin portrete, madje dhe filma.

"Killers of the Flower Moon" si asgjë tjetër
Portrete

“Pak njerëz në botë mund ta përballonin këtë lloj luksi, por ata dokumentuan jetën dhe rrugëtimin e tyre dhe ku jetonin kaq bukur. Unë u mbështeta në ato fakte,"- tha Jacqueline West, stilistja e kostumeve të filmit. Një martesë e fisit Osage ishte ndryshe nga çdo ceremoni tjetër indigjene: një çështje e madhe, shumëditore "e mbushur" me kulturën e tyre të bujarisë.

"Që në moshë shumë të re, më mësuan se të qenit Osage ka të bëjë me ndarjen, shoqërinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin," tha Shannon Shaw Duty, redaktore e Osage News.

"Killers of the Flower Moon" si asgjë tjetër
Palltoja

Për dasmat e një shekulli më parë, Swan tha: Ata dhuronin 50 ose 60 krerë kuaj, ushqenin 400 ose 500 njerëz për një javë.

Palltot e dasmës janë një emblemë e asaj kohe, të cilat janë endur vazhdimisht; pas Luftës së Dytë Botërore, ato u mbajtën për kërcimin tradicional veror të komunitetit Osage, në vend të dasmave.

Por cila është fabula e Killers of the Flower Moon?

Killers of the Flower Moon është bazuar në librin e vitit 2017 me të njëjtin emër nga David Grann. Komploti i filmit përqendrohet në një seri vrasjesh në Oklahoma në Kombin Osage gjatë viteve 1920, të kryera pasi nafta u zbulua në tokën fisnore. Filmi shënon bashkëpunimin e gjashtë të filmit artistik midis Scorsese dhe DiCaprio dhe të dhjetën midis Scorsese dhe De Niro.

NY Times

Poll

MOS HUMB