Qytetërim

"Kemi njohur familjarët"/ Bardhi po planifikon martesën me Sara Gjordenin?

I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e bëra nga babai i Sarës, ai tha se është një veprim i turpshëm nga ana e tij. Bardhi ndër të tjera u shpreh se është gjendur pranë saj në këto momente të vështira. 

a.l
"Kemi njohur familjarët"/ Bardhi po planifikon martesën me
Bardhi

TIRANË- Pas gjithë "dramës" që shkaktuan në rrjet, Bardhi po mendon për hapin e radhës në romancën me Sara Gjordenin. Të paktën këtë la të kuptohej, artisti nga Kumanova në një intervistë për gazetarin e "Shqipëria Live" në TCH, ku tha se marrëdhënia e tij me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë. Ai shtoi se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit.

“Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani. Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit", tha ai.  

Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë?

“Nuk e dimë ende”, u shpreh Bardhi.

I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e bëra nga babai i Sarës, ai tha se është një veprim i turpshëm nga ana e tij. Bardhi ndër të tjera u shpreh se është gjendur pranë saj në këto momente të vështira. 

"Më erdhi shumë keq, dhe isha në krah të saj. Për mua nuk do kisha dashur të ndodhte ajo që ndodhi sepse ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme. Unë besoj se Sara është shumë vajzë e fortë dhe shembull për shumë vajza", tha ai. 

Dyshja po shijojnë romancën që nisi nga formati i "Big Brother Vip". Artidti nga Kumanova në intervistën për "Fan Club" tha se së shpejti do të ketë një profil të ri në "Instagram", duke lënë të kuptohet se ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e tij Jetmir Agaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB