Qytetërim

Kardiologu i Duamanas: Raphael hoqi defibratorin, kjo ishte fatale

Mjeku i Dwamenas, që zbuloi i pari sëmundjet e zemrës së futbollistit, tha se nëse lojtari afrikan do mbante defribratorin, ai do ishte gjallë.

D.XH
Kardiologu i Duamanas: Raphael hoqi defibratorin, kjo ishte fatale
Raphael Dwamena

ZARAGOZA - Vdekja e futbollistit Raphael Dwamena ka bërë që të jetë ndër lajmet më të lexuara të futbollit në orët e fundit.

Futbollisti u rrëzua në ndeshjen Egnatia-Partizani, të shtunën. Që kur u bë i ditur lajmi, ngushëllimet nga bota e futbollit nuk kanë ndaluar. Duamena e donte futbollin, siç e pranoi publikisht në më shumë se një rast. Një pasion që përfundoi duke i kushtuar jetën.

Raphael kishte përjetuar tashmë episode të ngjashme, gjë që bëri që mjekët të fusnin një defibrillator në zemrën e tij (ICD), megjithëse më vonë vendosi ta hiqte atë me vullnetin e tij të lirë. Nëpërmjet një letre të gjerë të botuar në Heraldo de Aragón, kardiologu i tij në Zaragoza, Dr. Antonio Asso donte të kujtonte Dwamenan si futbollist dhe si njeri.

Kardiologu i Duamanas: Raphael hoqi defibratorin, kjo ishte fatale
Kirurgu Antonio Asso

Letra nga kardiologu i Dwamenas:

Asso pranoi se Duamena ishte këshilluar që të mos vazhdonte të luante futboll. "Të dhënat ishin të qarta për lidhjen e simptomave të tij me aritmitë serioze ventrikulare që ndodhën gjatë ndeshjeve të futbollit. Përpara se të filloja t'i shpjegoja gjetjet atij, unë isha i vetëdijshëm për rëndësinë që fjalët do të kishin për këtë lojtar të ri afrikan - në atë kohë në elitën e klubeve profesionale - e ardhmja e të cilit si futbollist po shuhej. Ne arritëm ta bindnim atë për nevojën urgjente për të vendosur një defibrillator, që të paktën të garantonte jetën e tij. Unë insistova që, ndërsa sëmundja përparonte, në një moment mund të adresonim origjinën e aritmisë përmes ndonjë ndërhyrjeje ablacioni. Që Raphael të mbahej në jetë, defibrilatori ishte thelbësore", tha Asso.

Mjeku e kujton futbollistin si një njeri të madh. "Raphaeli ishte një njeri i madh, fisnik dhe me sy të pastër. Ai e vendosi gjithë besimin tek ne dhe pasi vendosi defibrilatorin u largua nga Spanja. Më kërkoi ndihmë, këshilla specifike të cilave iu përgjigja me dëshirë, megjithëse isha i vetëdijshëm, që ai nuk po më dëgjonte. Ishte i vendosur të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi të gjitha dhe përfundova duke humbur shpresën për të ndikuar tek ai", tha mjeku.

Antonio Asso deklaroi se defibrilatori i kishte shpëtuar tashmë jetën në një rast. "Para disa vitesh më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën kur kishte një aritmi malinje, që ishte trajtuar saktë e automatikisht nga pajisja. Më vonë kishim humbur kontaktin. Para nje viti mora vesh nga shtypi që kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit te implantuar nga ne dhe më në fund i ishte splantuar (mendoj në Zvicër).

Tashmë ishte vonë, vendimi i tij ishte i parevokueshme dhe vendosi te gjitha përgjegjësinë e tij mbi veten dhe në vullnetin e Zotit, në të cilin ai besonte. Që nga ai moment isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri”, vlerësoi më tej mjeku.

Kardiologu përfundoi duke e bërë të qartë se, nëse nuk do të hiqej defibrilatori nga zemra e tij, Duamena do të ishte ende gjallë: “Ai vdiq si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse defibrilatori nuk do t'i ishte hequr, Raphael do të ishte ende gjallë.

Ai gjithashtu shtoi se vit pas viti, përparimet teknologjike na vënë mjete të reja në duart tona për të trajtuar më mirë problemet serioze aritmike, nga të cilat ai vuante. “Është fundi i një historie të trishtë dhe të parashikueshme”, përfundoi kirurgu Asso./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB