Qytetërim

Kaloi operacionin e vështirë në kokë, Dea Mishel: Më trembi shumë

Dea tregoi se ka kaluar një periudhë sfiduese, nga e cila ka reflektuar shumë.

k.m.
Kaloi operacionin e vështirë në kokë, Dea Mishel: Më
Dea Mishel Hoxha

TIRANË- Ish-banorja e "Big Brother Albania", Dea Mishel Hoxha ka dalë për herë të parë në ekran pas operacionit që pati në kokë. Në një dalje televizive në "TopArena", Dea tregoi se ka kaluar një periudhë sfiduese, nga e cila ka reflektuar shumë. Por nuk dha më shumë detaje lidhur me shkakun e operacionit.

Megjithatë nuk ngurroi që të jepte një mesazh për të gjithë të tjerët që mund të kenë probleme shëndetësore si ajo, duke i kërkuar që të jenë optimistë.

"Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën. Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam. Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot!,”- tha ajo.

Dea e zbuloi vete se i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë në kokë, i cili kishte zgjatur më shumë se 4 orë. Pasi ishte kthyer në shtëpi, ajo tregoi edhe plagën që ka në kokë si pasojë e operacionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB