Qytetërim

'Kallet' atmosfera, tifozët kuq e zi ‘skuqin’ bulevardin e Tiranës

Tifozët kuq e zi, të mbledhur nga të gjitha trevat shqipfolëse, kanë 'skuqur' bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

D.XH
'Kallet' atmosfera, tifozët kuq e zi ‘skuqin’
Tifozet

TIRANË – Sa më tepër afron orari i sfidës Shqipëri-Ishujt Faroe, më e flaktë bëhet atmosfera në Tiranë. Tifozët kuq e zi, të ardhur në kryeqytet nga të gjitha trevat, kanë festuar duke kënduar në kor.

Ata kanë nisur të drejtohen tashmë drejt stadiumit, duke krijuar atmosferë festive. Bulevardi është ‘skuqur’ nga fishekzjarrët e tifozëve.

Tifozët dëgjohen duke thirrur “Shqipëri ole, ole”. Ata janë të pajisur me shallë, mbishkrime kombëtare dhe disa edhe me qeleshe.


Shqipëria luan sonte në orën 20:45 minuta në Air Albania ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 përballë Ishujve Faroe. Kombëtarja është kualifikuar në Europianin e Gjermanisë, ndërsa objektivi mbetet që të ruhet vendi i parë në grup./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB