Qytetërim

‘Ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët’, astrologu ‘zbulon’ se kush e fiton Big Brother

Meritoni duket se ka një avantazh më të madh, në raport me yjet, për ta fituar këtë edicion të Big Brother

E.K
‘Ka një grupim yjesh që nuk e kanë të
5 finalistet

TIRANË- I ftuar në emisionin e Top Albania Radios “S’e Kam me Ty” ka qenë astrologu, Jofiel Koço. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe të edicionit të tretë të Big Borther VIP dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga finalistët është më i favorizuar.

Sa i përket datës së finales ai u shpreh se: Më 25 në darkë ne do të kemi një Hënë midis Shigjetarit dhe Bricjapit. Kjo do ta tensionojë pak situatën.

Duke u ndalur tek finalistët, astrologu theksoi se: Personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni. Sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy, por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme. Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë.

Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal më lart nga të gjithë.  Në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar. Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave.

Poll

MOS HUMB