
BRITANI- Meghan Markle ka folur publikisht për mesazhet e urrejtjes që ka marrë në rrjetet sociale gjatë kohës që ishte shtatzënë. Në një fjalim kryesor që mbajti si pjesë e një paneli në konferencën vjetore SXSW në Teksas për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Meghan Markle foli për toksicitetin që dominon internetin.
“Është vërtet interesante, mendo pak. Unë jam duke mbajtur distancën time prej saj për momentin për mirëqenien time, por shumica e bullizmit dhe abuzimit që kam përjetuar në mediat sociale dhe në internet ishte kur isha shtatzënë me Archie dhe Lily," tha ajo fillimisht.
Ajo shprehu shqetësimin se gratë janë më të prekura nga komentet negative.
“Nuk mund ta kuptoj këtë. Nëse lexoni diçka të tmerrshme për një grua, pse ta ndani dhe ta komentoni atë me miqtë tuaj? Po sikur të isha shoqja, mamaja apo vajza jote? Ju nuk do ta bënit," vuri në dukje Dukesha e Sussex.
Meghan Markle: 'Social media bullying is not catty, it's cruel' https://t.co/F5mBdwcl9T
— BBC News (World) (@BBCWorld) March 9, 2024
Në fund, ajo shtoi se njerëzimi ka humbur, ndërsa theksoi se në këtë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe interneti, pasi është një hapësirë ku secili mund të shprehet me liri absolute, pa filtruar gjithmonë atë që shkruan./ZËRI