Qytetërim

‘Ju s’mbajtët premtimet’, Mourinjo u largua me sherr nga Roma

Presidenti i Romës Dan Friedkin i tha Mourinhos se ai kishte pasur disa mangësi, por portugezi ishte përgjigjur 'flakë më flakë'.

D.XH
‘Ju s’mbajtët premtimet’, Mourinjo u largua me sherr nga
Jose Mourinho

ROMË – Presidenti i Romës, Dan Friedkin nuk kishte menduar që të bënte shkarkimin e trajnerit, Jose Mourinho me ndërmjetës, por këtë gjë e bëri vetë. “Ejani në zyrën time”, i kishte thënë Friedkin, Mourinhos.

Duket se çdo gjë kishte mbaruar dhe Mourinho do të ndëshkohej, sepse Roma kishte humbur shumë ndeshje. Friedkin i komunikoi Mourinhos shkarkimin dhe e bëri këtë pak përpara orës 8 të mëngjesit. Në takim ishte i pranishëm edhe djali i Friedkin, Ryan. Edhe ky i fundit kishte kërkuar ndryshimin, i zhgënjyer nga rezultatet e Romës së fundmi në kampionat dhe në Kupë.

Trajneri portugez nuk e priti mirë shkarkimin. Ai tha fjalë në anglisht, që ishin të ashpra, tipike për ndarjen jo të mira. Presidenti Friedkin e qortoi Mourinhon, duke i thënë se kishte disa mangësi. Portugezi iu përgjigj “flakë më flakë”, duke i thënë se dhe shefi i Romës nuk kishte mbajtur disa premtime.

Pas debatit të ashpër, AS Roma shpërndau njoftimin se Jose Mournho nuk ishte më trajner i skuadrës kryeqytetase dhe në vend të tij do të jetë ishulli i verdhekuqve, Daniele De Rossi. Ish-mesfushori ka qenë kapiten i Romës dhe tashmë pritet që të sjellë ndryshimin.

Roma aktualisht është në vendin e nëntë në kampionat dhe i duhet të rikuperojë pikë, me qëllim që së paku të jetë në një nga eventet futbollistike europiane./ZËRI/

Poll

MOS HUMB