
SHBA- Nata e 96-të e ndarjes së çmimeve "Oscars" përveç shkëlqimit pati edhe momente epike humori, me Jimmy Kimmel i cili u përzgjodh këtë vit prezantues.
Gjatë ceremonisë ai sigurisht përfitoi nga rasti të ngacmonte të pranishmit. Ndër “viktimat” e tij ishte edhe Emma Stone, e cila në fakt duket se nuk e vlerësoi humorin e tij. Pak para nisjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve, prezantuesi ka bërë shaka me skenat seksi në filmin “Poor Things”.
Në veçanti, në ekranin pas tij u shfaq një video me skena nga filmat që u nominuan për "Oscar" për filmin më të mirë. Mes tyre ishte edhe filmi i Giorgos Lanthimos, me aktore Emma Stone. "Poor Things" njihet për skenat e shpeshta të seksit, të cilat Jimmy Kimmel mezi po priste t'i përmendte.
Menjëherë pas transmetimit të pamjeve, Jimmy Kimmel tha: "Këto ishin të gjitha pjesët e Poor Things që na lejohet t'i shfaqim në TV", duke iu referuar skenave seksi.
Megjithatë, Emma Stone nuk dukej se u argëtua nga shakaja e tij. Aktorja është parë në video duke tundur kokën teksa i thotë personit pranë: “Çfarë dreqin?”
Emma Stone calling Jimmy Kimmel a 'prick' after he insinuated that Poor Things was only about sex....#Oscars #Oscars2024 pic.twitter.com/OXE2vEHx2e
— Caolán Mc Aree (@Caolanmcaree) March 10, 2024
Emma Stone, e cila kishte rol kryesor në filmin “Poor Things” triumfoi në "Oscar", duke marrë çmimin si aktorja më e mirë protagoniste. Në film, Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal./ZËRI